Ronaldo i 'lë targën' Lionel Messit, Forbes publikon 10-të futbollistët më të paguar në botë! 4 nga milionat e naftës

Ronaldo i 'lë targën' Lionel Messit, Forbes publikon 10-të futbollistët më të paguar në botë! 4 nga milionat e naftës

Foto ilustruese

Prestigjozja "Forbes” ka publikuar së fundmi listën me futbollistët më të paguar në botë për vitin 2024.

Në krye të saj, njësoj si në vitin 2023 ndodhet Cristiano Ronaldo, që ka shtuar fitimet e tij. 285 milionë dollarë fiton Ronaldo; 220 milionë është paga e tij me Al Nassr, teksa pjesa tjetër fitohet nga reklamat dhe sponsorizimet.

Pas Ronaldos ndodhet Lionel Messi me 135 milionë euro. Ndër këto 60 milionë është paga që përfitohet nga Inter Miami, ndërsa 75 milionë vijë nga reklamat.

Katër lojtarë nga Liga Pro Saudite renditen në mesin e 10 futbollistëve më të paguar në botë, duke llogaritur si pagat e tyre në fushë këtë sezon, ashtu edhe të ardhurat e tyre vjetore nga reklamat biznesit. Premier League e yjeve ka vetëm tre vende, ndërsa La Liga e Spanjës kap dy dhe Lionel Messi është i vetmi përfaqësues i Major League Soccer të SHBA-së.

10 futbollistët më të paguar për vitin 2024:

- Ronaldo 285 milionë dollarë

- Lionel Messi 135 milionë dollarë

- Neymar 110 milionë dollarë

- Karim Benzema 104 milionë dollarë

- Kylian Mbappe 90 milionë dollarë

- Erling Haaland 60 milionë dollarë

- Vinicius Jr. 55 milionë dollarë

- Mohamed Salah 53 milionë dollarë

- Sadio Mane 52 milionë dollarë  

- Kevin De Bruyne 39 milionë dollarë

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën

U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën