Ronaldo më i suksesshëm se Pele 
në 5 sezone  më shumë se 50 gola

Ronaldo më i suksesshëm se Pele <br />në 5 sezone  më shumë se 50 gola
Cristiano Ronaldo me tre gola kundër Sevillas (3:2) u bë futbollisti i vetëm në botë ndonjëherë për pesë sezone radhazi që ka shënuar me shumë se 50 gola.
Siç raporton Anadolu Agency (AA), me këtë ka tejkaluar edhe brazilianin e famshëm Pele.

Ai si golashënues i 50 e më shumë golave u regjistrua në katër sezone radhazi. Lionel Messit i nevojitet të shënojë edhe një gol, që të hyjë në histori si lojtari që ka shënuar më shumë se 50 gola në katër sezone radhazi.

Ronaldo deri tek ky rekord arriti duke shënuar 42 gola në 32 ndeshje, këtë sezon në kampionatin spanjoll, të cilave i shtohen edhe 10 gola të shenuara në kampionatin evropian. Me golat kundër Sevillas u bë futbollisti me më së shumti gola të shënuara ndaj një klubi në Spanjë. Edhe atë 18 herë tundi rrjetën e Andaluzianëve në vetëm 12 ndeshje.

Në gjysmë-finalen e garës me elitare botërore, "Klubi Mbretëror" do të takohet me Juventusin. Tre xhiro para përfundimit të garave të kampionatit në Champions League, Barcelona është lider me 87 pikë, dy pikë më shumë se Real Madrid, shkruan Anadolu Agency.




(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë