Ronaldo makthi i Ibrahimoviç, e
shihte në ëndërr: Ai është më i miri

Ronaldo makthi i Ibrahimoviç, e<br />shihte në ëndërr: Ai është më i miri
Gazeta romune Costin Desliu ka realizuar një intervistë me ish-lojtarin e Juventusit romunin Adrian Mutu i cili ka qënë shok skuadre me Ibrën tek Juventusi në sezonin 2005-2006.

Ndër të tjera Mutu ka rrëfyer një detaj që ka ndodhur kur dy lojtarët ndanin dhomën e hotelit bashkë.

“Qëllonte shpesh që në ndeshjet në transfertë qëllonim në të njetën dhomë të hotelit dhe një nga kto netë Ibra u zgjuar duke bërtitur : Adrian Adrian zgjohu , kam parë një ëndërr të keqe. Ronaldo ishte më i fortë dhe më i mirë se unë. U përpoqa ta qetësoj dhe vetëm kur i thashë që jo jo Zlatan ti je më i miri në botë, atëherë u qetsua dhe e zuri gjumi ” deklaroi romuni.

Por gjithsesi ai ka lënë në pikpytje një fakt pasi nuk ka konkretizuar nëse bëhej fjalë për Ronaldon fenomenin apo për Kristiano Ronaldon.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë