Ronaldo mposht Messin, fiton 
për herë të katërt "Topin e Artë"

Ronaldo mposht Messin, fiton <br />për herë të katërt
Ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të katërt çmimin prestigjioz "Topi i Artë". 

Çmimi është zyrtarizuar sot nga "France Football". Sulmuesi madrilen mposhti në finale argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili vijon të jetë "mbreti" i këtij trofeu pasi e ka fituar 5 herë.  

Për fituesin kanë votuar 173 gazetarë sporti nga vende të ndryshme të botës. Portugezi la mbrapa dy rivalët e tij, Lionel Messin dhe Antonie Greizman.

Ronaldo këtë çmim e ka fituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe me Portugalinë, ku fitoi Euro 2016.

Ky është Topi i Artë i katërti në karrierën e portugezit, ku tre i ka fituar me Realin dhe një me Mancheester Unitedin.

Ronaldo nuk mori pjesë fare në ceremoninë e ndarjes së çmimit, pasi së bashku me Real Madridin ndodhet në Japoni, atje ku do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube.

Fituesit e "Topit të Artë" ndër vite
2016 Cristiano Ronaldo
2015 Lionel Messi
2014 Cristiano Ronaldo
2013 Cristiano Ronaldo
2012 Lionel Messi
2011 Lionel Messi
2010 Lionel Messi
2009 Lionel Messi
2008 Cristiano Ronaldo
2007 Kakà
2006 Fabio Cannavaro
2005 Ronaldinho
2004 Andriy Shevchenko
2003 Pavel Nedved
2002 Ronaldo
2001 Michael Owen
2000 Luis Figo
1999 Rivaldo
1998 Zinedine Zidane
1997 Ronaldo
1996 Matthias Sammer
1995 George Weah
1994 Hristo Stoichkov
1993 Roberto Baggio
1992 Marco Van Basten
1991 Jean-Pierre Papin
1990 Lothar Matthäus
1989 Marco Van Basten
1988 Marco Van Basten
1987 Ruud Gullit
1986 Igor Belanov
1985 Michel Platini
1984 Michel Platini
1983 Michel Platini
1982 Paolo Rossi
1981 Karl-Heinz Rummenigge
1980 Karl-Heinz Rummenigge
1979 Kevin Keegan
1978 Kevin Keegan
1977 Allan Simonsen
1976 Franz Beckenbauer
1975 Oleg Blokhin
1974 Johan Cruijff
1973 Johan Cruijff
1972 Franz Beckenbauer
1971 Johan Cruijff
1970 Gerd Müller
1969 Gianni Rivera
1968 George Best
1967 Florian Albert
1966 Bobby Charlton
1965 Eusebio
1964 Denis Law
1963 Lev Yashin
1962 Josef Masopust
1961 Omar Sivori
1960 Luis Suarez
1959 Alfredo Di Stefano
1958 Raymond Kopa
1957 Alfredo Di Stefano
1956 Stanley Matthews


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani