Ronaldo mungon përballë Shqipërisë
Bento: Na pret një ndeshje e vështirë

Ronaldo mungon përballë Shqipërisë<br />Bento: Na pret një ndeshje e vështirë
Fituesi i “Topit të Artë” dhe çmimit të “Lojtarit më të mirë në Europë” Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në fushë për ndeshjen me Shqipërinë që do të zhvillohet më datë 7 Shtator në transfertë përballë Portugalisë. Ylli i Realit të Madridit u la jashtë listës së trajnerit Paulo Bento për ndeshjet e para të eliminatoreve të kampionatit Europian “Francë 2016” pasi vuan nga një dëmtim në gju që nga fillimi i verës dhe ky dëmtim e ka penguar të jetë në nivelin e tij më të mirë në finalen e Championsit dhe në Botërorin e Brazilit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri portugez në prezantimin e listës me lojtarët që ka grumbulluar për ndeshjet eliminatore. Duke mos dashur që të rrezikojnë më shumë të dy palët kanë vendosur që Ronaldo të mos aktivizohet. Trajneri Bento ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Shqipërinë, duke e cilësuar si një kundërshtar të rrezikshëm, por që duhet mundur për të nisur me këmbën e mbarë edicionin e eliminatoreve. “Ne presim një ndeshje të vështirë përballë Shqipërisë.

Kundërshtari ka një ekip të fortë, teksa një gjë të tillë e tregoi edhe një eliminatoret e Botërorit përballë Zvicrës duke e vendosur shumë në vështirësi. Por nuk duhet të harrojmë edhe problemet që na krijoi Shqipëria në eliminatoret e vitit 2010, megjithatë ne duhet që të fitojmë përballë tyre, pasi ky është qëllimi ynë. Përsa i përket Ronaldos, nuk e kam grumbulluar, pasi vazhdon që të vuajë nga një problem në gju dhe nuk duam që të rrezikojmë. Kam folur me të dhe vendosëm që ai të mos jetë për ndeshjet eliminatore” deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur