Christiano Ronaldo fitoi për herë të katërt Topin e Artë  në karrierën e tij, por jo të gjithë votuesit kanë menduar se lojtari e meritonte Topin e Artë.

Në procesin e votimit ishin plot 11 vende të cilat  nuk i dhanë asnjë pikë yllit të Realit.

Uruguai, Rumania, Libia, Turkmenistani, Irani, Republika Qendrore Afrikane, Namibia, Bolivia, Andora, Cape Verde dhe Swazilandi,  zgjodhën që të mos e përfshinin fare në listat e tyre 31-vjeçarin.

Ronaldo e fitoi Topin e Artë pas një viti fantastik në La Liga, por edhe në kompeticionet evropiane.

CR7 arriti të merrte 745 vota që ishin pothuajse dyfishi i votave që rivali i tij më i afër Leonel Messi mori.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com