Dita-ditës e gjithmonë më shumë duket se ‘martesa’ e dytë mes Ronaldos dhe Manchester United do mbyllet brenda një sezoni. Ylli portugez nuk është paraqitur as të martën në stërvitje, me klubin që zyrtarisht njofton arsye familjare, por dihet tashmë se fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ kërkon të largohet për shkak se niveli i skuadrës nuk e bind për të luftuar për gjëra të mëdha.
Madje sipas gazetës ‘AS’ agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar futbollistin 37-vjeçar Barcelonës në darkën që pati me presidentin Joan Laporta. Ky i fundit tentoi edhe verën e shkuar për Ronaldon, por atëherë kushtet ekonomike ishin shumë të ndërlikuara. Përveç Barcelonës destinacioni tjetër më i mundshëm për Ronaldon është Chelsea, pasi presidenti i ri Todd Boehly e admiron ‘yllin’ portugez.