Ronaldo, Roben e Nojer në garë për
“Lojtarin e Vitit”, sot shorti i grupeve

Ronaldo, Roben e Nojer në garë për<br />“Lojtarin e Vitit”, sot shorti i grupeve
Sot në Monako UEFA do të zgjedhë lojtarin më të mirë të edicionit të kaluar në Evropë. Ronaldo, Nojer dhe Roben, janë tre kandidatët për këtë çmim, i cili u jepet vetëm lojtarëve që luajnë në Evropë. Fituesin e këtij çmimi e përcakton një juri e përbërë prej 54 gazetarëve, ndërsa ky është viti i katërt që jepet ky çmim. Shanset më të mëdha që ta fitojë çmimin e ka padyshim Ronaldo, pasi zhvilloi një super edicion duke fituar Champions Leaguen, por edhe Kupën e Spanjës, së bashkë me Super Kupën e Europës përballë Seviljas. Ronaldo ishte një nga lojtarët kryesor të Realit të Madridit në suksesin e edicionit të kaluar që pas shumë vitesh mbërriti te trofeu i 10-të i Champions League në histori.

Portugezi me golat dhe asistet u kthye në heroin e ‘Los Blankos”. Deri më tani, Ronaldo ka shënuar jo pak, por 256 gola në 250 ndeshje me fanellën e bardhë. Ajo që mund të penalizojë Ronaldon është paraqitja në Botëror që u mbyll në mënyrën më të keqe me një gol dhe një eliminim në fazën e grupeve duke zhgënjyer. Në krahun tjetër janë dy futbollistë të Bajern Mynih që rivalizojnë portugezin, Manuel Nojer dhe Roben. Holandezi ishte lideri i Holandës deri në gjysmëfinale, por nuk mundi që ta dërgonte ekipin e tij në “Maracana”.

Ndërsa me Bajernin, Roben zhvilloi një edicion të mirë që kulmoi me fitimin e kampionatit me një diferencë të thellë nga ndjekësit, teksa në Europa u gjunjëzuan përballë Realit. I fundit, portieri Nojer që tregoi edhe njëherë se mund të bëhet një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij. Në Botëror luajti një rol kryesor në fitimin e titullit, ashtu sikur edhe në Gjermani me ‘bavarezët’. Megjithatë përballë Ronaldos dhe Roben kuotohet si më me pak shanse për të fituar trofeun e shumë lakmuar.

Lajm përbën fakti, që Mesi nuk është pjesë e treshes së më të mirëve duke i hapur krahun Ronaldos. Sot përveç faktit që do të mësohet se cili do të jetë fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë në Europë do të hidhet edhe shorti për fazën e grupeve të Champions League. Pas mësimit të 32 ekipeve që do të vazhdojnë më tej pas fazës së “Play – Off” sot të gjithë do të mbajnë frymën dhe kryqëzojnë gishtat për një short sa më të lehtë. Ekipi që duhet mundur është Reali i Madridit, pasi është kampioni në fuqi. Spanjollët kërkojnë që të thyejnë tabunë për të fituar dy herë resht.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur