Ronaldo Sharka: Kam probleme shëndetësore prandaj nuk dobësohem dot, jam në luftë të përditshme

Ronaldo Sharka: Kam probleme shëndetësore prandaj nuk dobësohem dot, jam në luftë të përditshme

Ronaldo Sharka ka treguar për herë të parë se ka një problem shëndetësor dhe kjo gjë e bën të pamundura që ai të bjerë në peshë, pavarësisht përkushtimit të tij ndaj palestrës dhe dietës.

Paloma: Ti pse mërzitesh kur të shajnë për shëndetin?

Ronaldo Sharka: Kush tha që acarohem. Unë jam i pari që nuk acarohem dhe këtë gjë e kam kthyer në trend në rrjetet e mia sociale dhe bëj fushata për t’i ardhur në ndihmë sepse shumica e njerëzve në Shqipëri dhe në botë janë mbipeshë dhe vuajnë nga obeziteti.

Paloma: Ti nuk e ke hall, do ta mbash për qejf, sepse po ti vesh vetes detyrë që të dobësohesh, ia arrin qëllimit?

Ronaldo Sharka: Po nga e di ti që nuk e kam hall unë? Ti nuk ke ardhur me mua të bësh vizita tek mjeku dhe të gjithë këta njerëzit që merren me mbipeshën. Ti nuk ke qenë pas meje sa herë që unë jam vizituar trajnuar për këtë gjënë dhe që unë kam probleme të bie nga pesha.

Donald Veshaj: Çfarë problemi ke pra?

Ronaldo Sharka: Probleme që me emra shkencorë nuk di t’i shpjegoj mirë, por që mi kanë shpjeguar njerëzit që merren me këtë fushë, kështu që edhe unë jam në luftë të përditshme, pavarësisht se punoj nga tre-katër orë në ditë në palestër dhe mbaj një lloj diete ushqimore, por megjithatë kam rënë gjashtë kg.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin