Ronaldo të Bayerni, flet
Rumenige: Spekulime

Ronaldo të Bayerni, flet<br />Rumenige: Spekulime
Bayern Mynih nuk ka lejuar që të përhapen më shumë zërat për një transferim të Kristiano Ronaldos në Gjermani, duke sqaruar shumë shpejt se nuk ekzistonte asnjë plan i tyre për afrimin e portugezit.

Duke e klasifikuar si shpikjen e ditës, “bavarezët” i kanë mbyllur dyert çdo tentative për futbollistin që kërkon të largohet nga Spanja.

“Lajmet rreth Bayernit qarkullojnë çdo ditë në mediat botërore nëpërmjet gazetave, mediave sociale apo edhe thashethemeve. Teknologjia dixhitale do të thotë që lajmi shpërndahet me shpejtësi të madhe, por ndonjëherë dalin edhe histori të cilat thjesht nuk janë të vërteta. Gazeta italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, ka raportuar në ditët e fundit se Bayern Mynih po interesohen për të firmosur me Cristiano Ronaldon. Duke ndjekur këtë thashethem merkatoje, lajmi u publikua edhe në mediat e ndryshme gjermane”, shkruante klubi në faqen e vet të internetit, duke i shtuar edhe një prononcim nga shefi ekzekutiv, Karl Hainz Rumenige, citon Kosovapress.

“Jemi mësuar më spekulime intensive për hyrje-daljet gjatë merkatos së transferimeve. Si rregull, nuk komentojmë mbi zëra të tillë. Por tani, në rastin e Cristiano Ronaldos, ne duam të qartësojmë një herë e përgjithmonë se ky thashetheme nuk ka bazë dhe bën pjesë vetëm në botën e përrallave”, tha ai.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot