Këngëtarja Ronela Hajati do të publikojë shumë shpejt një këngë të re. ”Ronela Hajati, së shpejti me 1 super hit veror dhe videoklip”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të labelit BabaStars, ku bën pjesë edhe Ronela. Përveç punës në videoklipin e ri, Ronela është shumë e angazhuar këto ditë, me mbrëmje muzikore në qytete të ndryshme në Shqipëri e Kosovë. Këngëtarja 22 vjeçare ka filluar herët karrierën muzikore, por dy vitet e fundit ishin më të suksesshmet për të. Kënga e saj me titull ”Nelës”, realizuar bashkë me Visarin e Skillz, arriti që për një kohë të shkurtër të bëhet hit e të pushtojë toplistat muzikore shqiptare.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com









