Rosela Gjylbegu: Do doja
t’i ngjaja Jozefina Topallit

Rosela Gjylbegu: Do doja <br />t’i ngjaja Jozefina Topallit
Këngëtarja e re, Rosela Gjylbegu ka pohuar në emisionin e mëngjesit në “Vizion +”, se do të donte t’i ngjante Jozefina Topallit, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Kjo përgjigje ka ardhur pas ngacmimit drejtueses së emisionit për përfshirjen e saj në politikë dhe simpatisë që ajo ka për znj.Topalli.
Rosela ka thënë se do të ishte një nder për të nëse do ta krahasonin me Kryetaren e Kuvendit, “ një grua shumë e zonja dhe njëkohësisht po aq e bukur”,- u shpreh ajo. Ndërsa sa i përket përfshirjes së saj në politikë, këngëtarja, e cila spikat për profesionalitetin e saj në muzikë, tha se: “ thjesht po punoj në një administratë, nuk e shoh veten në politikë; mendoj se jam ende e vogël”- , ndërkohë që ajo zbuloi edhe disa nga planet e saj në muzikë, ku vlen të theksohet bashkëpunimi që ajo do të ketë më këngëtarin e njohur kosovar Sinan Vlasalliu.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë