Këtë radhë pjesë e emisionit “Rreze Dielli”, u bë këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu. Së bashku me prezantuesen Anjeza Maja, Gjylbegu ka folur rreth klipit të saj “Pafundësi” duke shpjeguar prapaskenat e këtij klipi.
“ Xhirimet janë bërë në kompleksin e pallateve në “Don Bosko” dhe në fillim ishte pak e sikletshme, pasi kishte shumë njerëz që shihnin performancën time”, ka thënë këngëtarja.
Ajo ka vlerësuar bashkëpuntorët e këngës “Pafundësi”, e realizuar nga “Threedot’s Production”, që ishte një amanet i babait të saj.
Duke folur për bashkëpunimet që ajo ka patur, Rosela është shprehur mjaft fatlume për to dhe ka vlerësuar marrëdhënien e saj, me këngëtaren Eliza Hoxha.
Kënga e tyre “Rruga e zemrës” ka fituar çmimin e parë në Festivalin Kënga Magjike.
Gjithashtu këngëtarja është shprehur se është mjaft të mbijetosh tregut shqiptar, ndaj dhe ajo ka vendosur të lë gjurmë sa më pozitive në muzikë.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com