Vetëm një javë më parë u përfol marrëdhënia mes modeles Rosie Huntingto-Whiteley dhe aktorit Jason Statham ku thuhej se ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare.

Por duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Cifti është fotografuar së bashku ditën e djeshme duke shëtitur dorë për dore në Paris dhe janë dukur më të dashuruar se kurrë.

rosie huntington whiteley

Ashtu siç duket edhe në foto e shkrepura nga paparacët nuk duket se mes çifit ka ndonjë mosmarrëveshje.

Ata janë dukur të qeshur dhe të lumtur në qytetin e dashurisë.

Modelja si gjithmonë mahnit me pamjen e saj elegante, ndërkohë që nuk mbetet pas edhe aktori simpatik.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)