Dita e parë e vitit 2015 shënohet me një jetë të humbur në Fier, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit në Roskovec të Fierit si pasojë e asfikisë.
 
Burime nga spitali i Fierit thanë se Ervin Panaori nga fshati Vidhisht ka ardhur në gjendje të rëndë në spital dhe vetëm pas 15 minutash ai ka humbur jetën. 

20-vjeçari së bashku me të afërmin e tij, Agim Cenko 50 vjeç ka qene duke u ngrohur me qymyr gjatë festimeve të mbrëmshme ndërsa prisnin ndërrimin e viteve. Pija dhe dioskidi i karbonit ka bërë që të dy të kalojnë në asfiksi. 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)