Roskovec/ 61-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e të birit dhe më pas vetëvaret në pemë! Kundërshtonte lidhjen e djalit me 30-vjeçaren sepse kishte qenë e martuar më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Vidhishtë në Roskovec të Fierit, ku një 61-vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen e të birit e më pas edhe veten. Bëhet me dije se Xhevair Hoxha ka goditur për vdekje me thikë 30-vjeçaren Merushe Hazizi dhe më pas është vetëvarur në një pemë pas banese.

Burime bëjnë me dije se 61-vjeçari ishte kundër lidhjes së të birit me të renë, për shkak se ajo kishte qenë e martuar më parë. Për këtë arsye ata janë konfliktuar, ku më pas Hoxha ka marrë thikën duke goditur Hazizi dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Gruaja kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, që jetonin me ish-bashkëshortin e saj, ndërsa kishte 3 vite që bashkëjetonte me djalin e 61-vjeçarit

Familjarët e tyre, bashkëshortja e 61-vjeçarit dhe motra e tij, kanë treguar se në familje kishte konflikte të vazhdueshme, pikërisht për faktin se Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit me 30-vjeçaren. Sipas tyre, ai kishte deklaruar edhe më parë se do t'i vriste të dy, edhe të renë edhe djalin.

1649768640_merusheazizi.jpg

Viktima Merushe Hazizi

1649838796_xhevahirhoxha.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
61-vjeçari në Roskovec vrau bashkëjetuesen e djalit e më pas u vetëvar, flet e motra: Thoshte do t'i ther të dy! Nusja rrinte mbyllur në dhomë, kishte frikë

Motra e Xhevahir Hoxhës, i cili goditi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e të birit, 30-vjeçaren Merushe Hazizi e më pas u vetëvar, ka treguar se mes tyre kishte konflikte të vazhdueshme. Ajo thotë për 'Report Tv' se 61-vjeçari nuk e donte 30-vjeçaren dhe se kishte deklaruar se do ta vriste atë bashkë me të birin.

"Vëllai i madh më mori në telefon dhe më tha që Xhevahiri ka therur nusen e Fatjonit. Më solli djali te shtëpia e tyre, nuk e dija që vëllai kishte varur veten, më thanë që ka ikur nga shtëpia. Po bënte tre vjet që Fatjoni bashkëjetonte me atë, por vëllai thoshte nuk e dua, dua nusen e parë. Më mori Fatjoni në telefon para një jave dhe më tha se punët po shkojnë keq, nuk e di si do shkojë puna. Vëllai thoshte do i ther të dy, ishte kundër lidhjes së tyre. Kishin shumë konflikte, nipi me vëllanë kanë shkuar edhe në polici. Nusja rrinte mbyllur në dhomë, nuk dilte dot se kishte frikë", ka thënë ajo.

Ora 15:06
61-vjeçari vrau bashkëjetuesen e djalit, gruaja duke larë gjakun e të resë: E acaronte, i thoshte dil nga shtëpia se është e imja

Qerime Hoxha, gruaja e Xhevahir Hoxhës, i cili vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin, thotë se marrëdhënia mes tyre ishte e acaruar. Ajo tregon se 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shton se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.

"Ajo i thoshte mos hajde këtu se janë shtëpitë e mia, na acaronte shumë. Ajo 1 muaj kishte që kishte ardhur këtu, jetonin me qira. Ai thoshte nëpër fshat do e vras, po nuk ma merrte mendja se do e bënte këtë punë", tha ajo.

Ora 15:03
U vra nga i vjehrri sepse ai nuk pranonte lidhjen e saj me të birin, del foto e 30-vjeçares

1649768640_merusheazizi.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 30 vjeçares Merushe Abazi, e cila u godit për vdekje me thikë nga babai i bashkëjetuesit të saj, Xhevahir Hoxha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja