Gjiganti rus i naftës "Rosneft" njoftoi sot fillimin e punimeve për eksplorimin me prtënerin e saj amerikan "ExxonMobil" në detin Laptev, në veri të Siberisë, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së për shkakt të kizës ukrainase.
"Dy kompanitë filluan eksplorimin në dy zona naftëmbajtëse që janë rreth 200 mijë metra katrorë dhe që do të zgjasë deri në fund të tetorit", theksoi "Rosneft"-i në një komunikatë.
Në muajin korrik ndërmarrja ruse u shtua në listën amerikane të kompanive të sanksionuara për shkak të krizës ukrainase, por "Rosneft", e drejtuar nga Igor Setchine, një i afërm i presidentit rus, Vladimir Poutine, garantoi se prtneriteti me kompanitë e mëdha perëndimore vazhdon.
Madje në gushta "Rosneft"-i kishte filluar një projekt me "ExxonMobil", në detin Karam që ndodhet në veri të Siberisë dhe në perëndim të detit Laptev.
E shkëputur nga tregjet amerikane, kompania që është në masën 69 për qind nën pronësinë e shtetit rus ka kërkuar kohët e fundit ndihmën e pushtetit publik për të rimbursuar borxhin e saj shumë të madh, që kalon 30 miliardë euro./ATSH/
/Shqiptarja.com