Rotary Club Tirana, feston 25-vjetorin
e veprave humane në Shqipëri

Rotary Club Tirana, feston 25-vjetorin<br />e veprave humane në Shqipëri
Rotary Club Tirana është një ndër të parat organizata joqeveritare që u krijua në Shqipëri në vitin 1991 dhe nga të rrallat që funksionoi në 25 vjet me një destinacionin të qartë human.

Këtë fundjavë Lotary Club Tirana festoi 25-vjetorin e themelimit të saj. Ceremonia ka nisur me një konferencë shkencore, ku janë ndarë edhe disa çmime për arritjet e kontributet në ndihmë të fëmijëve, studentëve e institucioneve publike. Pas seancës së parë të konferencës, Presidenti i Rotary Club Tirana, Arti Elezaj, rrëfen për Report TV një pjesë të misionit të udhëtimit 25-vjeçar të kësaj organizate.
 
"Ideator është Giovani Gara, që është i pranishëm edhe këtu. Eshtë pas shumë përpjekjesh pas shumë kërkesash. kaluan përmes Ministrisë së Jashtme dhe ministrisë së Kulturës dhe u çertifikuan pas dy apo 3 muajsh", tha Elezaj. 
 
Flamur Tartari, një nga bashkëthemeluesit e Rotary Club Tirana pasi rrëfen për kontributet në mjekësi që është edhe profesioni i tij, rrëfen konkretisht se cili është misioni i organizatës.
 
"Që të flasësh për Rotary-n gjatë këtyre 25 viteve ne kemi bërë, duhen shkruajtur qindra fjalë por një nga projektet më të mëdha është vaksinimi i të gjithë fëmijëve, 500 mijë fëmijë të porsalindur me vaksinim, edhe sot kemi rezultate pozitive, s'kemi asnjë fëmijë pa vaksinim sipas institutit", tha Tartari. 
 
Misioni i Rotary Club Tirana është gjithmonë i lidhur me ndërkombëtarët. Sidomos rotarianët italianë kanë bashkëpunuar në shumë projekte ndihmëse në Shqipëri.
Paolo Raschiatore, Guvernator i distritit 2090, ndihet krenar për dhjetëra projekte shërbimesh që janë finalizuar me sukses në dobi të Shqipërisë.
 
“Është një rrugë e gjatë që kemi bërë për të kontribuar me ndihma të shumta në fushën e shëndetësisë, të arsimit. Distrikti Rotarian 2090 ka një marrëdhënie të ngushtë me Lotari Club Tirana, ku ka dhënë ndihmë na të holla për studentët me rezultate të larta, ka dhënë medikamente e ka ndihmuar për vaksinimin e plotë të fëmijëve. Ne kemi mbështetur projektin “Jeta për Shqipërinë”. Ndihma është përqendruar tek fëmijët e të rinjtë dhe tek spitalet", tha Raschiatore.   
 
Ndërsa Giovani Gara ndihet si në shtëpinë e tij në Tiranë. Ideator i themelimit të Rotary Club Tirana, ai është pjesë e jetës dhe problemeve të këtij vendi
 
“Kur unë erdha në Shqipëri, në vitin 1991 ideja e parë që më erdhi ishte të ndihmoja fëmijët shqiptarë. Babai im ka qenë në Shqipëri dhe për mua ky vend nuk ishte shumë i huaj. Kuptova se ekzistonin kushte për hapjen e klubeve rotariane pas rënies së komunizmit. Dhe ne jemi përpjekur së bashku me anëtarët shqiptarë për marrjen e garancive nga shteti, për të nisur aktivitetin tonë në ndihmë të fëmijëve. Pas kësaj Klubi Rotarian i Tiranës ka qenë shumë aktiv dhe kontribuuam me ndihma të shumta për shëndetin e popullsisë.”, Gara. 
 
Me moton “T’i japësh jetë jetës”, kjo organizatë e nisi veprimtarinë me ndihmën mjekësore për fëmijët e porsalindur. Ndërsa që kur u themelua së bashku me miqtë nga Rotary Ndërkombëtar dhe nga Distriti 2090, u shtrua për herë të parë ideja e vaksinimit kundër hepatit B të fëmijëve të porsalindur, dhe kjo ndodhte për herë të parë në historinë e vendit. Vetëm dy vjet pas themelimit Rotary mblodhi 1.5 milionë dollarë, ku u mundësua vaksinimi i të gjithë fëmijëve. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar