Roth: Brenda dhjetorit të fillojnë konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Roth: Brenda dhjetorit të fillojnë konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Michael Roth

Gjermania, që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, kërkon që brenda muajit dhjetor të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa asnjë kusht shtesë për të dyja vendet, deklaroi sot në një konferencë shtypi ministri gjerman për Çështjet Europian, Michael Roth.

“Presidenca gjermane i kushton shumë rëndësi situatës në Ballkan dhe ne dëshirojmë të shohim angazhim të shtuar dhe të thelluar të BE-së te vendet e rajonit, me qëllimin që popujt e tij të kenë besim tek ne”, deklaroi Roth.

“Gjatë presidencës kroate ne dërguam një sinjal mjaft pozitiv për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe njësoj me Maqedoninë e Veriut, dhe në momentin që flasim po punojmë në mënyrë intensive që në dhjetor të mund të organizojmë konferencat e para ndërqeveritare, që puna të nisë në mënyrë konkrete”, theksoi ai.

“Është në interesin e të gjithë vendeve të BE-së, dhe në veçanti në interesin e fqinjëve më të afërm që vendet e Ballkanit të kenë një perspektivë të vërtetë europiane”, shtoi ai.

“Ne dëshirojmë të jemi ndërmjetës të ndershëm mes partnerëve të ndryshëm dhe dëshirojmë të ndërtojmë ura të sigurta e të besueshme, ndër të tjera, edhe me partnerët bullgarë, pasi duhet të punojmë mbi bazat që kemi vendosur të gjithë, pasi nuk është çështja të shtojmë kritere reja apo kushte të reja, përtej atyre që figurojnë në përfundimet e këshillit dhe në parimet e përbashkëta”, tha Roth, i pyetur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, që për momentin është e bllokuar nga një kërkesë shtesë nga Bullgaria për përfshirjen e zbatimit të Traktatit të Miqësisë në kuadrin negociues.

Roth tha se vendi ka punuar shumë për të arritur deri në pikën aktuale, si me Marrëveshjen e Prespës ashtu edhe me Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja