TIRANË - Për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian politika shqiptare duhet të bashkëpunojë, ndërsa opozita të kthehet e të zhvillojë debatin në parlament. Ky apel vjen nga ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth në seminarin me temë “25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit”. Nga Tirana, ku është takuar me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Roth ka vlerësuar hapat që ka hedhur Shqipëria me reformat, por sipas tij mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Ministri Bushati vlerësoi vizitën e Ministrit Roth dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Këtë vit Shqipëria ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit Europian. Se kur mund të vendoset për hapjen e bisedimeve për anëtarësim këtë nuk mund t’ua them sot fatkeqësisht. Vendimtar për nisjen e tyre është përparimi konkret i Shqipërisë në zbatimin e mëtejshëm të reformave, sidomos në fushën e shtetit ligjor. Këto reforma janë në fund të fundit në interesin e Shqipërisë, pra Shqipëria e ka vet në dorë që të përcaktojë tempin e procesit të përafrimit me BE-në. Në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në sistemin gjyqësor janë bërë hapa përpara. Në çështjet e politikës së jashtme Shqipëria është një partner i besueshëm i BE. Por megjithatë reformat dhe hapat që ka bërë Shqipëria mbetet ende shumë punë për të bërë këtë e shpreh edhe progres-raporti i fundit, sidomos në sektorin e drejtësisë, në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në reformimin e administratës publike. Këto janë projekte të mëdha, të cilat kanë nevojë për mbështetje të madhe, prandaj shpresoj që partitë politike në të ardhmen për zbatimin e reformave të bashkëpunojnë në mënyre konstruktive pasi qëllimi është i përbashkët anëtarësimi në BE. Punoni të gjithë sëbashku, dihet që një rrugë e vështirë mund të përballohet duke bashkuar forcat. Kur bëhet fjalë për të përcaktuar kursin e zhvillimit të vendit është e domosdoshme të bashkëpunohet në mënyre konstruktive dhe të ndershme me kundërshtarin politik, dhe debatet janë pjesë e jetës parlamentare dhe jo jashtë tij”,-deklaroi ministri gjerman.
/Shqiptarja.com

Ministri Roth takim me Gjoshën 'PD stop bojkotit,të vijë në Kuvend'