Roza Lati shpërthen ndaj Robert
Aliaj: Shiko përtej ngjyrës së thonjve

Roza Lati shpërthen ndaj Robert<br />Aliaj: Shiko përtej ngjyrës së thonjve
Spektakli “Dance With Me”, në çdo mbrëmje tashmë përfshihet nga debate! Arsyeja duket se është Robert Aliaj me kritikate tij të drejtpërdrejta me konkurrentët, herë të tepruara dhe herë me vend.

Pas debatit me Albërie Hadërgjonaj, këtë herë ironia ka qenë për moderatoren Roza Lati e cila i është kundërpërgjigjur Robert Aliajt, pas kritikave që ky i fundit i kishte bërë. Duke përdorur ironinë, Roza Lati në një status në “Facebook” ka shkruar se Robert Aliaj duhet ta njohë më mirë dhe jo të merret vetëm me manikyrin e tij.

“Këtë sms në facebook ma ka çuar kolegia ime nga Agon Channel me të cilën kam punuar dy vjet… Që më njeh mirë dmth… Dhe këtë sms ta publikoj ty @robertdragot që më thua në skenën e ‘Dance With Me’ “S’lexohesh dot, nuk je origjinale, nuk je vetevetja”! Robert please! Google pak punet e mia! Emisionet e mia! Njihu me mua përtej manikyrit shumëngjyresh të thonjve të tu! Kaq kisha!” përfundon statusi.

'Shpërthimi' i Rozës mund të jetë fare spontan, ose edhe i menduar mirë, pasi mbrëmjen e sotme është puntata e rradhës në "Dance With Me" dhe publiku kërkon të dijë, çfarë do të ndodhë mes dy personazheve?
roza lati
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes