Rozana Radi i dhuron vetes makinë 10.000 €

E ku ka më mirë sesa ti bësh vetes një dhuratë. Këngëtarja Rozana Radi në këtë prag festash ka blerë një makinë, menjëherë pas disa ditësh kur edhe postoi në faqen e saj personale lajmin se ishte duke blerë një automobil. Bëhet fjalë për një një makinë të re të tipit ML 270, e cila ka kushtuar jo pak, por plot 10 mijë euro. Megjithatë, këngëtarja duket se e ka merituar një dhuratë të kushtueshme për këtë Vit të Ri. Rozana Radi gjatë kësaj vere u klasifikua si një ndër këngëtaret me më shumë koncerte dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura, ndaj nuk ka qenë ndonjë “sakrificë e madhe financiare” kostoja e kësaj makine. Sipas miqve të Rozanës më tepër sesa për të mbushur një dëshirë, këngëtarja e ka blerë këtë makinë për të përballuar rrugët e gjata që është e detyruar të bëjë kur udhëton për të mbajtur koncerte në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë