Rozana Radi: Nuk më duhet as fejesa, as martesa me Mc Kreshën...!

Rozana Radi: Nuk më duhet as fejesa, as martesa me Mc Kreshën...!
Sapo ka publikuar këngën e saj më të re, por duket se vëmendja e medias është përqëndruar në jetën private. Rozana Radi tani ka vendosur të jetojë në Prishtinë më të dashurin e saj Mc Kresha, por duket se ende nuk bëhet fjalë për momentin për ndonjë projekt më afatgjatë të lidhjes së tyre, madje këngëtarja pranon se nuk i pëlqejnë shumë këto lloj zyrtarizimesh. “Më fal po nëse ne kemi zgjedhur të bashkëjetojmë ç’hyn fejesa dhe martesa? S’mund të flasë njeriu për fejesa me 6 muaj lidhje, kjo do ishte absurde. Mendoj se njerëzit duhet të njihen duke jetuar bashkë”. Ajo pranon se ata ndihen shumë të kënaqur me banesën e tyre, si dhe ndihet e lumtur për karrierën e Kreshës, i cili është duke punuar për albumin e tij që do të dalë shumë shpejt. “Jam shumë e lumtur për çdo arritje tonën”-ka përfunduar Rozana Radi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut