Cristiano Ronaldo, i cili e nisi karrierën si futbollist kur ishte 8 vjeç, me ekipin CF Andorinha, pranoi se ishte shumë i varfër dhe nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të luante futboll në nivelet më të larta të mundshme. 30-vjeçarit as që i shkonte ndërmend se do të fitonte tre herë “Topin e Artë” dhe do të fitonte gjithçka të mundshme në nivel klubesh me Manchester United dhe Real Madrid.
“Të gjithë në familjen time e duan futbollin, – rrëfen Ronaldo. – Unë mbaj mend që një ditë, duke luajtur futboll në rrugë, babai im më tha: “përse nuk vjen te klubi ku punoj unë?” Unë i thashë po, përse jo! Dhe fillova të luaja për një ekip të vërtetë. Shkoja çdo ditë në stërvitje dhe isha i lumtur. Stërvitesha për ditë dhe babai më ndihmonte, por asnjëherë nuk menduam që do të isha bërë një lojtar profesionist.”
“Në fillim, – thotë Ronaldo, – e ndjeva që ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kisha diçka më shumë, por nuk më shkonte ndërmend që do të isha bërë futbollist i Sportingut, Manchester apo Real Madrid. Unë thjesht luaja futboll se më pëlqente, por nuk besoja se kisha talentin e duhur për të qenë profesionist një ditë. Vetëm pas katër apo pesë vitesh, kur u bëra 15 vjeç, nisa të mendoj se mund të bëhesha futbollist. Nisa të shoh futboll dhe të stërvitem nga dy herë në ditë. Kur kalova te klubi i Sporting ishte momenti që fillova të ëndërroj.”
Cristiano Ronaldo firmosi kontratën e parë si profesionist në vitin 2001 me Sportingun e Lisbonës ku luajti 23 ndeshje dhe shënoi 3 gola, përpara se në vitin 2003 të kalonte te Manchester United. Portugezi luajti për 6 sezone me “djajtë” dhe shënoi 84 gola në 196 ndeshje zyrtare. Në vitin 2009 u ble nga Reali i Madridit për 90 milionë euro. Tre herë fituesi i “Topit të Artë”, që nga shumë specialistë konsiderohet futbollisti më i mirë në qarkullim, ka veshur 120 fanellën e kombëtares portugeze, duke shënuar 55 gola./telesport/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com