Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona përmes një rrëfimi për jetën dhe vitet e vështira të tij ka hedhur poshtë përdorim e lëndëve narkotike vitet e fundit.
 
“Që prej 12 vjetësh nuk drogohem më sepse më përpara nuk arrija të zgjohesha sikur e bëj sot. Zgjodha një jetë të pastër për fëmijët e mi, për nipat e mi.
 
Zgjodha këtë jetë edhe për fëmijët e mi të ardhshëm, pasi kujdes, ende nuk e kam mbyllur fabrikën. Dhe fiksojeni mirë, Diego nuk ka mashtruar asnjëherë asnjeri” deklaron ish-sulmuesi i njohur.
 
Maradona shprehet përmes një  videoje për tifozët se ka arritur të shkëputet nga pluhuri i bardhë që në vitin 2003.
 
Droga dhe alkooli kanë qenë veset që kanë përndjekur dhe cenuar imazhin e argjentinasit, që është idhull për miliona persona në mbarë botën.


d.b/shqiptarja.com