Rrëfimi/ Alia: Si do ta ruaj ‘fronin’ 
ku u ul nëTiranë Papa Françesku

Rrëfimi/ Alia: Si do ta ruaj ‘fronin’ <br />ku u ul nëTiranë Papa Françesku
TIRANE- Zotësia tek realizuesi i shumë karrigeve si simbol i pozicionit profesional, mendja e urtë, vijim i oxhakut të pleqësisë dhe mirësia natyrale rrinë në harmoni me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për familjen Alia ose Gjeçi nga Kryeziu i Pukës si prejardhja e At Shtjefën Gjeçovit dhe Toninin në Tiranë, të cilin e njohin si “Gjenerali i karrigeve shqiptare” dhe bartësi i kumteve të një tradite fisnore e fetare që dëshmon më së miri vlerat njerëzore të Pukës.

Botimi i shkrimit në Britaninë e Madhe për “fronin” e Papa Françeskut në Tiranë i cili ruhet në shtëpinë e drunjtë mbi tarracën e ndërmarrjes ku zhvillon aktivitetin industrial dhe krijues Tonin Alia, vijon ende të komentohet. Në këtë rrëfim Tonin na tregon me detaje të gjithë kujtimet e asaj dite dhe ruajtjen e ‘fronit’ të Papës.

Zoti Tonin, si u vlerësua realizimi i ‘fronit’ artizanal të Papës në ardhjen e tij kuptimplotë në Tiranë shtatorin e vitit 2014?
Froni dhe karriget e realizuar nga Ardeno, bënë përshtypje dhe mori jehonë nga artikujt në shtypin e shkruar ndërkombëtar. Për ne si realizues të karrigeve ishte një mundësi më e mirë dhe me kualitet për t’i treguar njerëzve aftësitë tona si mjeshtëria dhe talenti në krijimin e karrigeve të veçanta. Aty kishim avantazhe për shitje më të suksesshme dhe morëm një bekim apostolik edhe si familje, artizanat në industrinë e drurit dhe biznes i veshjes së shtëpive të bashkëkombësve e më larg. Ishim më të çliruar dhe mbas një muaj më erdhi bekimi dokument nga Papa Françesku.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë