Tadiç në fakt, duke iu referuar kohës së mandatit të tij, tregoi edhe për atë se çfarë marrëdhënie ka pasur me kreun e socialistëve, Daçiç, i cili ishte partneri i tij në qeveri.
“Raporti im me parlamentin ka qenë i çuditshëm dhe i rëndë. E kam pasur Ivica Daçiç, i cili nuk e ka përjashtuar luftën si opsion, dhe disa herë i kam thënë që të mos e bëjë një gjë të tillë. Në anën tjetër e kam pasur Koshtunicën i cili, bashkë me përfaqësuesit e Kishës kanë qenë të brengosur për Kosovën”, ka thënë Tadiç.
Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate, nuk ka qëndruar indiferent Daçiç, duke thënë se Serbia nuk ka mundur që të rrijë e qetë e të shikonte se si sulmoheshin serbët në veri të Kosovës.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)