Rrëfimi i kosovarit që u pendua
për rrugën e tij drejt Sirisë /VIDEO

Rrëfimi i kosovarit që u pendua<br />për rrugën e tij drejt Sirisë /VIDEO
Shkuarjen në luftën e Sirisë për t’iu bashkuar grupit terrorist të ISIS-it, që pretendon se lufton për fjalën e Zotit dhe kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad, e kishte provuar edhë një i ri nga Kosova.

Por atje e kishte parë se gjërat nuk janë askund ashtu sic i kishte imagjinuar në Kosovë, andaj edhe kishte vendosur që pas disa muajsh të kthehet në atdhe, transmeton Lajmi.net.

Në vitin 2013, sapo ishte kthyer, pas dhjetë muajsh qëndrimi në Siri, ishte arrestuar nga autoritetet kosovare dhe nga atëherë është  duke dhënë llogari për rrugën që ka ndërmarrë.

“Unë nuk jam terrorist. Shkova atje për të luftuar për të drejtën, por kam parë shumë familje siriane të masakruara”, thotë ky i ri, 28 vjeç, në një intervistë për kanalin ‘7’ italian dhe emisionin “Piazzapulita” të datës 7 janar 2016.

“Ne në Kosovë i kemi ende të freskëta kujtimet nga lufta dhe e dimë sa e rëndësishme është ndihma e komunitetit ndërkombëtar për të luftuar kundër regjimit”, thotë ai, në këtë intevistë, transmeton lajmi.net.

Derisa shpjegon se në Siri shkoi nga aeroporti i Prishtinës drejt Stambollit e nga aty është transportuar nga turqit për të kaluar kufirin me turko-sirianë, i riu koosvar e pranon se ka gabuar për rrugën që ndrëmori.

“Pastaj në fillim në Siri, kemi shkuar në Alepo, por në dy muajt e parë situata ishte deri diku e qetë, dhe passhë se grupet luftonin njëra me tjetrën”, thotë ai, transmeton Lajmi.net.

“Aty kishte pjesëtarë të ISIS-it, por jo aq shumë si mendojmë ne nga këtu”, ka rrëfyer ai për televizionin italian, duke treguar se andej ka qëndruar gati dhjetë muaj.
Situatën  atje ai e përshkruan si shumë të rëndë, pasi thotë se ka parë përvec të tjerëve, edhe fëmijë të vrarë e masakruar, ky i ri deklaron se nuk dëshiron t’i kujtojë më ato që ka përjetuar.

Aktualisht ky person  po mbahet në arrest  shtëpiak, pasi konsiderohet si i penduar për veprimin që ka ndërmarrë. Ai pret të gjykohet sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës i cili u ndalon shtetasve kosovarë pjesmarrjen në një luftë apo konflikt të huaj, duke i ngarkuar me vepër penale.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin