Kur kanë kaluar vetëm 10 ditë nga denoncimi që moderatorja Rudina Magjistari ka bërë në Policinë e Tiranës, gjithçka bëhet publike edhe pse çështja është ende nën hetim. 

Madje bëhet i ditur edhe profili publik i të dyshuarës, pa qenë ende e qartë nëse është ajo personi përgjegjës, apo profili i saj në facebook është i rremë.
Policia e Tiranës përhapi lajmin e personit që është ende u dyshuara si kërcënuesja e Magjistarit në rrjetet sociale.
 
E kontaktuar nga “Gazeta Express” autorja dhe moderatorja Rudina Magjistari tha se ku konsistonte kërcënimi:

Ka dy vite që shkruan, Viola Sala, më shkruante gjithë kohën në inbox. Pasi unë e kam bllokuar ajo vazhdimisht hapte profile të reja me emra të rinj, dhe vazhdonte më shkruante. Unë nuk e njoh fare, por nga ajo që më shkruan ofendimet ishin në sens publik dhe personal. Ishin aq të rënda sa e konsideroj si të sëmurë mendore. Ajo ekziston si person, por tashmë gjithçka është në dorë të hetimeve zyrtare. Denoncimi është bërë para 10 ditësh. Kur ka nisur hetimi asgjë nuk ishte bërë publike, deri më sot”
 
Ndërkohë Rudina Magjistari thekson për Express se “Ajo ndiqte me vëmendje çdo program timin. Shkruante gjëra pa kuptim për mua dhe për persona të tjerë publikë. Ajo më shkruante vazhdimisht, edhe në wall, sa që nuk po mundesha dot më ta kontrolloja dhe shkova në Polici.”
 
Autorja dhe moderatorja e “Takimit të Pasdites” në Televizionin Klan, po pret rezultatet e hetimit. Megjithëse tashmë që gjërat janë bërë publike mbetet një pikëpyetje në lidhje me ecurinë e saktë të hetimeve,ndërkohë që personi i dyshuar është në dijeni të asaj që po ndodh. Gazeta Ekspres

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)