SIRI- Gjashtë punonjës të Kryqit të Kuq ndërkombëtar janë marrë peng në veriperëndim të Sirisë. Lajmi u bë i ditur sot nga Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të cilët njoftuan se, persona të armatosur kanë marrë peng 6 prej vullnetarëve të saj, ndërsa nuk dihet asgjë rreth fatit të tyre.

Ndërsa sipas mediave shtetërore siriane “njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj një autokolone të Kryqit të Kuq në një aks rrugor të provincës Idlib”.

Përfaqësues të Kryqit të Kuq thotë se ka patur mjaft vështirësi për të siguruar liri veprimi në disa zona kyçe të vendit ku ka të plagosur nga konflikti.

Një zëdhënës i kësaj organizate bëri thirrje për lirimin e 6 pengjeve, të cilët janë me misione humanitare në Siri dhe nuk mbështesin asnjë palë në këtë konflikt.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)