Vjedhja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë nuk është bërë e mundur kapja e autorëve.
Nga pamjet e regjistruara të kamerave të sigurisë rezulton se grabitja është bërë nga katër grabitës, të cilët kanë ngarkuar 2 kasafortat në automjetin me të cilin realizuan grabitjen.
Pasi kanë shtrembëruar kameran e jashtme të sigurisë, kanë përdorur mjete të forta për të depërtuar në ambientet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme. 
(Posta e grabitur në Rrëshen)
Nga regjistrimi i kamerave të brendshme rezultojnë katër persona, me maska dhe doreza.
Sipas burimeve pranë policisë është bërë me dije së në kasafortë ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare si dhe kupona pasaportash, por brenda tyre nuk ka pasur vlera parashë.
Pasi kanë parë që kasafortat nuk kishin vlerë parashë, grabitësit i kanë hedhur ato në afërsi të Milotit.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
e.gj/Shqiptarja.com







