Investimi në rrugën Elbasan-Cerrik rrezikon 20 shtëpi banimi në lagjen Topçias të Njësisë Administrative Shirgjan në Elbasan.
Banorët e këtij fshati ankohen se rrëshqitja ka nisur ditët e fundit dhe po përparon me shpejtësi.
Sipas tyre në këtë vend nuk ka pasur rrëshqitje më parë dhe ndërtimi i rrugës së re është bërë shkak që tashmë ata të humbin tokën duke rrezikuar edhe shtepite e banimit.

Rrëshqitja u është afruar ndjeshëm banesave ndërsa mbi 1 hektarë tokë bujqësorë ka dalë jashtë përdorimit.

Banorët shprehen se kanë njoftuar inxhinierët e firmës për rrezikun, por askush nuk ka marrë në konsideratë këtë shqetësim.

Banorët e rrezikuar bejne thirrje per ndërhyrjen e ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto pasi shprehen se, jo vetëm që nuk janë kompensuar për siparëfaqen e zënë nga rruga, por tani janë në rrezik edhe banesat.

Ata kërkojnë të dëmshpërblehen për dëmin e ndodhur e njëkohësisht të merren masa për të ndalur fundosjen e tokës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com