PERMET- Moti i keq dhe reshjet e rrëmbyera të shiut kanë shkaktuar bllokimin e rrugës kombëtare Këlcyrë-Përmet, si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut.
"Në vendin e quajtur "Kuqar", i gjithë segmenti u bllokua plotësisht, ku për shkak të rrëshqitjes së masiveve të dheut dhe të çarjes së asfaltit në përmasa të mëdha, rruga ka qenë e kalueshme vetëm për autoveturat dje dhe krejtësisht e pakalueshme sot", tha për ATSH-në Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Sipas tij, situata u rëndua edhe më tepër gjatë mëngjesit të sotëm. Mullai u shpreh se "shirat e ditës së sotme e kanë bërë të pamundshëm qarkullimin për çdo automjet".
Ai shtoi se në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, por erozioni dhe shirat e kanë vështirësuar punën e tyre
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com