Ajo është e njohur për pozitivitetin e saj dhe përballimin e situatave sfiduese me sukses duke dhënë më të mirën nga vetja.

Dhe të hënën në darkë Nicole ka pasur mundësinë më të mirë për të shprehur të gjithë dashurinë e saj për veprat humane ndërsa mori pjesë në eventin “Pride Of Britain Awards” në Londër.

Por Nicole nuk është një njeri i bukur vetëm në shpirt.

Ajo rrezaton me pamjen e saj të jashtme.

nicole scherzinger

Këtë e tregoi më së miri gjatë paraqitjes në tapetin e kuq, ku e prisnin me padurim dhe fansat e shumtë të saj.

35 vjeçarja dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë të ngjitur pas trupit dhe flokët e lëshuara mbi supe me onde të mëdha.

Ajo është dukur mjaft e ngazëllyer dhe e qeshur teksa ka realizuar disa foto edhe me fansat.

Në këtë ceremoni morën pjesë shumë yje të keranit përfshirë futbollistin e famshëm David Beckham, Dukën e Kembrixhit, sportistin e njohur Usain Bolt etj.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)