298 persona gjetën vdekjen nga rrëzimi i avionit Boeing 777 më 17 korrik. Autoritetet ukrainase dhe perëndimi fajësojnë separatistët dhe Rusinë që i ka pajisur me raketa tokë-ajër të njohura si Buk. Shërbimi sekret ukrainas publikoi përgjimin e një bisede telefonike mes militantëve pro-rusë, që sipas Kievit vërteton se avioni është rrëzuar nga separatistët.
“Përgjimet e telefonatave zbulojnë se një sistem raketor rus “SA-11” është transferuar drejt rebelëve. Ka prova të jashtëzakonshme që tregojnë përfshirjen e Rusisë në furnizimin e tyre me këto sisteme, madje edhe trajnimin e njerëzve të tyre”, tha Sekretari i Shtetit John Kerry në një rrjet televiziv amerikan.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)