Piloti i avionit që u rrëzua në Ishëm ka folur përpara grupit hetimor, në ambientet e spitalit të Durrësit, ku burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai ka dhënë dëshmi kontradiktore.

Për këtë, piloti pritet që të shoqërohet në polici.

Ndërkohë, sa i përket tokës ku është rrëzuar avioni, ajo është përshtatur së fundmi, pasi nuk ka qenë më parë kështu.
 
Avioni i vogël i llojit “Piper”, i nisur nga Bari i Italisë, ka kryer ulje të detyruar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit. Avioni u rrëzua mëngjesin e sotëm rreth orë 08:45 dhe drejtohej nga piloti 69-vjeçari Guido Andrea Guidi, i cili udhëtonte i vetëm.
 
Në dëshminë e parë ai ka thënë para policisë së ka qenë i detyruar të ulte avionin, pasi kishte pësuar një avari. Në shpjegimet e para që jep, piloti italian  thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det.

Unë isha duke bërë xhiro mbi det”­ ka thënë piloti për policinë, në kohën që sipas tij ka konstatuar edhe defektin që e ka detyruar të bëjë ulje urgjente. 

Por policia pas kontrolleve të ushtruara konfirmon se në avionin e vogël nuk kishte lëndë narkotike.

Aviacioni Civil bëri me dije se avioni që ka rënë në Ishëm nuk ka pasur leje për të qarkulluar në territorin shqiptar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)