Rrëzimi i avionit rus/Shpërthimi nga
një bombul gazi, CIA dyshon për ISIS

Rrëzimi i avionit rus/Shpërthimi nga<br />një bombul gazi, CIA dyshon për ISIS
Rrëzimi i avionit rus mbi gadishullin e Sinait, në Egjipt mund të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombe. Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë thënë se grupi terrorist ISIS mund të kenë vendosur një bombë në avion. Avioni i cili u rrëzua ditën e shtunë shpërtheu në ajër, duke vrarë 224 personat që ndodheshin në bord. Edhe agjentët sekretë britanikë i besojnë më shumë kësaj piste.
 
"Një mjet shpërthyes është vendosur në valixhe ose diku në aeroplan," tha një zyrtar amerikan, për CNN. Sipas zyrtarëve amerikanë megjithatë nuk është arritur asnjë përfundim zyrtar, pasi ata nuk janë njohur me provat shkencore të mbledhura nga hetuesit.  Shërbimet sekrete sugjerojnë gjithashtu se dikush në aeroportin e Sharm el Sheikh mund të ketë ndihmuar për importin e mjetit shpërthyes në bordin e avionit. Shenjat që sugjerojnë përfshirjen e ISIS, ka thënë më tej zyrtari amerikan, bazohen në monitorimin e mesazheve të brendshme të grupit terrorist. Këto mesazhe janë të tjera nga ato që ISIS bën në publikë”, ka thënë zyrtari.
 
“Aeroporti ka mangësi në aspektin e sigurisë. Kjo dihet. Gjithashtu ka të dhëna që sugjerojnë për një ndihmë nga stafi i aeroportit”, kanë thënë zyrtari amerikan.  Autoritetet egjiptiane, që po drejtojnë hetimin mbi incidentin, nuk kanë reaguar publikisht ndaj deklaratave amerikane. Por që nga dita e ngjarjes ato kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen e terrorizmit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin