Rrëzohet busti i Nënë Terezës
në Mitrovicë, policia nis hetimet

MITROVICË - Busti disa metra i lartë i humanistes së njohur shqiptare Nënë Terezë, i vendosur vite më parë në qendër të Mitrovicës, është rrëzuar mbrëmë gjatë natës.
 
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë, se policia është informuar sot në mëngjes rreth këtij akti dhe pjesëtarët e saj kanë dalë menjëherë në vendngjarje duke nisë hetimet.
 
“Rrethanat janë të panjohura dhe nuk dihet nëse busti është rrëzuar me qëllim, por ka elemente që ka mundur të rrëzohet edhe vetë”, theksoi Zahiti për Kosovapress.
 
Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se nuk beson se një akt i tillë është bërë qëllimshëm.
 
Sipas tij, me gjithë përforcimin e saj, busti nuk ka qenë në nivelin e duhur, andaj ekziston mundësia të jetë rrëzuar vetë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron e telefonoi gjatë një konference shtypi, presidenti ukrainas e lë në pritje: Të marr për 15 minuta (VIDEO)

Macron e telefonoi gjatë një konference shtypi, presidenti ukrainas e lë në pritje: Të marr për 15 minuta (VIDEO)