Një avion rus mallrash është rrëzuar afëe aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Sudanit Jugor, në Juba. BBC raporton se dyshohet për të paktën 40 viktima.
Ende nuk është e qartë numri i saktë i viktimave në avion dhe numri i njerëzve që mund të jenë vrarë gjatë rrëzimit në tokë.
Radio Miraya, thotë se avioni ishte drejtuar për në Paloch,dhe se avioni u rrëzua vetëm 800 (një milje e gjysmë) nga pista. Bëhet me dije se ishte një avion tip Antonov 12.
Zëdhënësi presidencial, Ateny Wek Ateny tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ka pasur të paktën dy të mbijetuar, një anëtar i ekuipazhit dhe një fëmijë.
/Shqiptarja.com