Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje në burgun e Greqisë, Apeli i 'jep një dorë' ish gardianëve: U sollën mirë
Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dëbimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët kanë torturuar deri në vdekje shqiptarin e burgosur, Ilia Kareli në 2014.
Pamje nga torturat
Redaksia30 Nëntor 2021, 13:48 | Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 14:06
Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dëbimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët kanë torturuar deri në vdekje shqiptarin e burgosur, Ilia Kareli në 2014.
Megjithëse u shpallën fajtor për veprimet torturuese kundrejt shqiptarit, i cili pësoi arrest kardiak, Gjykata duke marrë parasysh edhe sjelljen e mirë të gardianëve të dënuar, nga 5 deri 7 vite burg për secilin, vendosi të merrnin 3.
Në Shkallën e Parë, u paraqitën 13 persona si bashkëpunëtorë të kësaj vrasje, por ajo e apelit vendosi të ulë dënimin e tij nga 3 vjet në “pezullim nga puna” të rojës së burgut në atë kohë.
Gjykata e Apelit: Arresti kardiak është i pavarur nga torturat që i bënë shqiptarit 12 ish-gardianët!
Pretendimet e ish-gardianëve për vrasjen.
Ata e rrahën brutalisht dhe e torturuan deri në vdekje, pasi shqiptari ishte autori i vrasjes së kolegut të tyre.
Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nga Malandrino.
Çfarë ka thënë prokurori?
Ata e torturuan qëllimisht për ta ndëshkuar për vrasjen e shokut të tyre. Ai ishte i rraskapitur, e lidhën pas një shtylle dhe e rrahën brutalisht me shkelma dhe grushte. I arrestuari është zvarritur për dy orë pas rrahjes, pa marrë asnjë ndihmë
/ADI/,<<qytetarit te gjore>> kur shkon ne vendet e tjera,i kerkohet te respektoje rregullat e te zotit te shtepise dhe ligjet e vendit ku shkon.Perse ishte arrestuar I.Kareli?
Përgjigju
Adi: 30/11/2021 15:39
Shteti Shqiptar është fajtori e jo qytetari i gjorë që kërkon strehim në vendet tjera....
Përgjigju
Polici: 30/11/2021 14:16
Nuk te bje ne qafe njeriu kot por do ja kete bere vendin vetes ky i gjori.
/ADI/,<<qytetarit te gjore>> kur shkon ne vendet e tjera,i kerkohet te respektoje rregullat e te zotit te shtepise dhe ligjet e vendit ku shkon.Perse ishte arrestuar I.Kareli?
PërgjigjuShteti Shqiptar është fajtori e jo qytetari i gjorë që kërkon strehim në vendet tjera....
PërgjigjuNuk te bje ne qafe njeriu kot por do ja kete bere vendin vetes ky i gjori.
PërgjigjuAshtu thon edhe per tan cukun i nderuar polic!