Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët që dyshohet se kanë rrahur me shkopa bejsbolli ditën e djeshme avokatin Marjel Mejdini në Sarandë.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, por nuk bëhen me dije të tjera detaje.
"Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Shkatërrimi i pronës".
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte", thotë policia.
Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.
nqs do ti kapi policia personi e.f ose eduart fufi ndodher cdo dite paradite nga ora 10:00 deri ne mes nate ne zonen e ish bllokut tirane. konkretisht perballe karburant alpet ose lokal ne krah ose lokali perballe. ne qofte se nuk e kapni aty e keni te bar whisky!
Përgjigju