ITALI- Katër persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar pasi akuzohen për tentativë vrasje në Itali. Arrestimi i tyre u krye nga karabinierët e Napolit. Tre prej tyre u dërguan në burg në Mantua dhe i katërti u burgos në Napoli, të gjithë me akuzën për tentativë vrasje.
Ngjarja ndodhi më 23 qershor, ku të katërt me një makinë tentuan të përplasnin një 28-vjeçar, banues në Borgo Virgilio.
Më pas kanë zbritur nga makina dhe e kanë rrahur në mënyrë brutale të riun me shufra hekuri, duke e lënë në gjendje të rëndë në tokë dhe më pas janë larguar me shpejtësi, shkruan Ansa.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
I riu u dërgua në spital ku u trajtua për dëmtime në kokë e gjoks dhe thyerje të hundës. Katër të arrestuarit u identifikuan nga kamerat e sigurisë në zonë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)