Tirana zyrtare kohë më parë paralajmëroi situatën e tensionuar midis partive shqiptare në Maqedoni. Dhe pikërisht kjo ndodhi me përleshjen e ashpër me grushte midis deputetëve shqiptarë të PDSH-së dhe BDI-së, në seancën e dy ditëve më parë në Parlamentin Maqedonas.
Çfarë përmban raporti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ?
Situata e përçarjeve dhe ndarjeve të subjekteve shqiptare rreth çështjeve që kanë të bëjnë me interesin dhe kauzën shqiptare ishin përfshirë në raportin e Ministrisë së Punëve të jashtme të Shqipërisë, që disa muaj më parë ishte debatuar në Komisionin për Politikë të jashtme në Parlamentin e Shqipërisë.
Partitë edhe në këto zgjedhje po hyjnë të përçara dhe ndara, pa asnjë koalicionin apo front të përbërë nga parti dhe shoqëria civile.
Se partitë shqiptare në Maqedoni nuk bashkëpunojnë dhe raportet e tyre nuk janë si më pare, nënvizohet edhe në procesverbalin e mbledhjes së fundit me dyer të mbyllura të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.
Një zyrtar i qeverisë shqiptare ka thënë se kjo situatë është shqetësuese, sepse kemi një thellim të ndarjeve midis partive shqiptare.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com