Rrahja e gazetarit, klubi Kastrioti:
 Vogli nuk është presidenti jonë

Rrahja e gazetarit, klubi Kastrioti:<br /> Vogli nuk është presidenti jonë
Klubi i Futbollit "Kastrioti", ka reaguar pas lajmit se gazetari i Eduart Ilnica është rrahur barbarisht nga presidenti i këtij klubi Alban Vogli.
 
Përmes një deklarate për shtyp, KF Kastrioti distancohet nga aktet e dhunës duke sqaruar se Alban Vogli, nuk është president i klubit "Kastrioti", por shefi i klubit të sporteve në Bashkinë e Krujës. 
 
"Ndaj, çdo incident personal i individëve jashtë fushës së futbollit nuk i përket KF Kastriotit, e as lojtarëve, trajnerëve apo zyrtarëve të Klubit të Futbollit Kastrioti," thuhet në deklaratën e klubit. 

Ja deklarata e plotë e KF Kastroti
KF Kastrioti dëshiron të informojë gjithë opinionin publik mbi ngjarjet e fundit dhe përbaltjen e emrit të një ekipi elitar të futbollit Shqiptar nga persona që për interesa personale kërkojnë të dëmtojnë imazhin e tij.

"KF Kastrioti" është një shoqëri me kapital të kufizuar me 75% të aksioneve private dhe 25% të aksioneve publike ( Bashkia Krujë). Aksionet private zotërohen nga z.Oltion Shehi, që është edhe president i Klub Futboll Kastrioti. 
Përsa i përket prononcimeve të fundit që e etiketojnë z.Alban Vogli president, po ju informojmë që personi në fjalë është shefi i klubit të sporteve në Bashkinë e Krujës. 

Ndaj, çdo incident personal i individëve jashtë fushës së futbollit nuk i përket KF Kastriotit, e as lojtarëve, trajnerëve apo zyrtarëve të Klubit të Futbollit Kastrioti. 

Për sa kohë drejtesia nuk është shprehur, ndërkohë që nëpër media qarkullojnë informacionet që gazetari i dhunuar e paska njohur z.Vogli nga fotot, dëshirojmë t'ju bëjmë me dije se distancohemi zyrtarisht nga çdo veprim i dhunshëm dhe arbitrar që kërkon të prishë imazhin e KF Kastriotit. 

Ndërsa përsa i përket pretendimeve të KS Korabit, se një person i pa autorizuar ka qëndruar në pankinën e KF Kastriotit në ndeshjen Korabi-Kastrioti, personi në fjalë është Z.Gazmend Vogli, që në klub mban postin e drejtorit sportiv të KF Kastriotit me kontratë të rregullt pune i çertifikuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. 

Ndaj, personi në fjalë nuk është person i pa autorizuar për të qenë në pankinë siç u shpreh z.Shemsi Prenci në një program televiziv, por është zyrtari i KF Kastriotit, ku sipas rregullores në pankinë lejohet të qëndrojë një zyrtar i klubit të futbollit.

Kemi respektuar çdo rregull të vendosur nga institucioni suprem i futbollit shqiptar dhe kemi paraqitur çdo dokument zyrtar mbi deklaratën e sipër cituar.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!