Rrahja e Strazimirit,zbardhet vendimi
Thanza kundër pushimit të çështjes 

Rrahja e Strazimirit,zbardhet vendimi<br />Thanza kundër pushimit të çështjes 
Gjykata e Lartë vendosi rreth 3 muaj më parë pushimin e çështjes penale ndaj dy deputetëve socialistë, Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, me arsyetimin se prokuroria nuk duhej të kishte ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.
 
Kolegji Penal me relator Medi Bicin dhe anëtarë të tjerë Ardian Dvorani, Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Admir Thanza shpalli të pafajshëm dy deputetët socialistë, të cilët akuzoheshin për ushtrim dhune ndaj kolegut të tyre demokrat.

Duke komunikuar vendimin, Gjykata e Lartë theksoi se, “në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhej të fillonte, për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal”.
 
Por në zbardhjen e plotë të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë jo e gjithë trupa e kësaj gjykate ka qenë "pro" pushimit të çështjet.

Gjyqtari Admir Thanza i cili edhe ka zbardhur vendimin e Kolegjit Penal, arsyeton se "Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk duhej të pushonte çështjen penale ndaj të pandehurve, por duhej të kishte vlerësuar akuzën e ngritur nga organi i prokurorisë, të shqyrtonte provat e paraqitura në gjykim dhe në varësi të tyre të shprehej lidhur më fajësinë e të pandehurve dhe ndëshkimin e tyre për veprën e kryer".

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin