Rrahje të shpeshta zemre, shenja paniku dhe probleme mendore/ Si kthehen shqiptarët nga azili

Rrahje të shpeshta zemre, shenja paniku dhe probleme mendore/ Si kthehen shqiptarët nga azili

Në një pyetësor shkencor të zhvilluar në një qendër pritjeje të azilantëve në Lajpcig, më shumë se 50% e azilkërkuesve kanë shfaqur probleme psikike. Një e treta e të anketuarve ka treguar shenja të shqetësimeve posttraumatike, një pjesë tjetër ka raportuar për simptoma si rrahje të shtuara të zemrës, shenja paniku,e të tjera bëri të ditur Universiteti i Lajpcigut.

Nevojë për trajtime të shpejta

Po ashtu tek shumë azilkërkues vërehen edhe shenjat e depresionit. Për studimin e Universitetit të Lajpcigut janë anketuar nga maji i vitit 2017 deri deri në qershor të këtij viti, 569 persona madhorë nga më shumë se 30 vende të botës. Anketimi u zhvillua me gjysmën e tyre brenda javës së parë të mbërritjes në qendrën e pritjes. Sipas studiuesve ky është një reflektim i situatës momentale menjëherë pas mbërritjes së azilkërkuesve.

Sipas psikologëve mund të ndodhë që ata të shfaqin probleme të tjera psikike, por ka edhe nga ata që në një ambient të qetë e të sigurtë arrijnë madje t'i tejkalojnë problemet me shëndetin mendor. Studiuesit i shohin këto rezultate të studimit si shenjë të rëndimit psikik për shumë azilantë. Sipas tyre pa një trajtim të shpejtë dhe të orientuar nga nevojat e tyre, rreziku i një përkeqësimi të shëndetit mendor tek kjo kategori është shumë i lartë. DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja