Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tentativës së një sulmi me dron të mbushur me eksplozivë në aeroportin e Leipzig/Halle në Gjermani.
Rama e ka cilësuar ngjarjen si një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur solidaritetin e tij me kancelarin Friedrich Merz, Qeverinë Gjermane dhe popullin gjerman.
Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se Gjermania duhet t’i përgjigjet me vendosmëri kërcënimeve të tilla.
Rama ka theksuar gjithashtu se lufta hibride nuk duhet të përballet me hezitim dhe se siguria e Evropës kërkon një qëndrim të përbashkët të aleatëve.
Në reagimin e tij, kryeministri ka riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Gjermaninë, Ukrainën dhe vendet aleate në NATO. Sipas Ramës, uniteti mes vendeve aleate është thelbësor përballë kërcënimeve ndaj sigurisë evropiane.
Reagimi i Ramës:
Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane.
Solidaritet i plotë me mikun tim @_FriedrichMerz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim.
Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar.
-
Se mos e kan bere prap ukrainasit sic vepruan me "nord stream"
Përgjigju









Komente
Komento