'Rrahmani nuk bën, ishte faji i tij', Cassano pas eliminimit të Napolit: Të gjejnë mbrojtës tjetër

'Rrahmani nuk bën, ishte faji i tij', Cassano pas eliminimit të Napolit: Të gjejnë mbrojtës tjetër

Amir Rrahmani dhe Antonio Cassano

Napoli barazoi 1-1 me Milanin në çerekfinalen e kthimit në Champions League. Falë fitores së parë në "San Siro", kuqezinjtë e Piolit marrin të drejtën për të kaluar në fazën e radhës. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Giroud në minutën e 43. Pasi Leao mori "zvarrë" katër lojtarët vendas, asistoi për francezin.

Ndër lojtarët që kanë përgjegjësi në rastin e golit është edhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kosovës është kritikuar nga Antonio Casaano, që ka këshilluar napoletanët për të gjetur një tjetër mbrojtës.

“Milani bëri një lojë si një skuadër e vërtetë. Por goli erdhi sepse Rrahmani nuk shkaktoi faull. Në momentin që Leao mori topin, ai nuk duhet ta linte që të ikte. Leao la pas katër lojtarë dhe bëri një paraqitje fantastike në të dyja pjesët. Milani ishte një ekip që ja vlente ta shikoje. Napoli krijoi shumë pak, sidomos në pjesën e parë. Gjithsesi urime Napolit për progresin e bërë deri më tani, por për të bërë një hap të fundit, duhet të marrin një qendërmbrojtës të një niveli më të lartë", tha ndër të tjera Cassano.

Edhe portieri i Napolit, Alex Meret për "Mediaset" ka thënë se në momentin e golit të Milanit duhet të shkaktohej faull.

"Sot patëm një lojë të shkëlqyer në përgjithësi. E dinim që ata do të mbroheshin dhe se do të ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Është për të ardhur keq që nuk bëmë faull në kundërsulm, por krijuam lojën, krijuam raste dhe dhamë gjithçka deri në fund. Nëse do ta kishim gjetur golin më parë, mund të ishte ndryshe. Por ne dhamë gjithçka dhe ka pak për t’u ankuar", tha Meret.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë