Rrahu efektivin, 26 vjeçari i plagosur me precedent kriminal! Sherri mes dy familjeve dhe përleshja në spitalin e Fierit: Plagosi një person me armën e policit

Rrahu efektivin, 26 vjeçari i plagosur me precedent kriminal! Sherri mes dy familjeve dhe përleshja në spitalin e Fierit: Plagosi një person me armën e policit

1703795682_fier.jpg

Daniel Braçi, 26-vjeçari që tentoi të çante bllokimin e policisë në Fier dhe u përlesh me një polic rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ai njihet si person problematik ne fushën e konflikteve. Më 31 gusht 2019, i riu, pas një  konflikti mes dy familjeve Zhapaj e Braçi, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe thika katër persona, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër. Përplasja aso kohe ka ndodhur brenda spitalit të Fierit.

Konflikti mes dy palëve kishte nisur në pasditen e 31 gushtit në një lokal në Levan të Fierit. Nga konflikti mbeten 5 të plagosur nga të dyja palët. Sherri i nisur në lokal me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal.

Policia bëri me dije se Daniel Braçi atëherë 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj), i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Zhapa nga ana e tij ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentian dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan.

Nga konflikti me mjete te forta dhe thika mbetën të plagosur Gentjan Zhapa, Aldi Zhapa, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj. Policia arrestoi për ngjarjen në Fier dy vëllezërit Daniel dhe Gazment Braçi ndërsa nga pala tjetër u arrestuan  Emiglent Kararaj, Aldo Zhapaj dhe Aleksandër Zhapaj të përfshirë në konfliktin në Levan.


Lajmi kryesor:

Fier/ S'u la të futet me makinë në qendër ku ishte koncerti, autori i përleshjes me armë në spital në 2019 rreh policin, neutralizohet me plumb në këmbë (Video-Emrat)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së

Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së