Dosja ekskluzive e përleshjes në spitalin e Fierit/ Sherri nisi për një shikim, polici rrëfen si i morën armën nga brezi

Konflikti me hunj, thika, shkopinj bejsbolli, e deri tek përdorimi i armëve të zjarrit në 31 gusht në Fier, që më pas solli përplasjen e armatosur brenda ambienteve të spitalit, ndodhi si pasojë e një shikimi të shtrembër e të ftohtë mes Mili Monellarit dhe Donian Zhapaj, i cili ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij. Mili Monellari, i cili i ka ngulur sytë, por nuk kanë folur asnjë fjalë së bashku. Kur Doniani është kthyer në shtëpi, bashkë me babanë e tij Aleksandrin dhe vëllanë tjetër Aldo janë ulur për kafe. Gjatë kësaj kohe i ka telefonuar Mili Monellari, i cili i ka thënë për kafe. Doniani ka shkuar te një lokal me emrin “Darion”, ndërsa babait dhe vëllait nuk i ka treguar. Në lokal ka takuar Milin, ndërsa persona të tjerë qëndronin larg. Më pas aty është afruar një person me emrin Gazi Braçja, i cili i ka thënë që Mili është kunati i tij dhe çfarë kishte ai me të. Pasi deklaruesi, i ka sqaruar situatën, Gaz Braçja e ka sharë dhe e ka goditur me grusht në sup.

Deklaruesi nuk ka reaguar dhe është larguar nga lokali, duke shkuar tek babai i tij, Aleksandër, ku i ka pohuar se kishte bërë sherr me djemtë e Eqerem Braçes, ky i fundit një ish-zv/kryetar komune në Levan dhe person me precedentë penalë dhe lidhje të politike në qarkun e Fierit.Lindja e këtij konflikti, ka detyruar të dyja palët që të ritakohen sërisht, në një kafene e quajtur “4-A”. Por tashmë  palët në këtë takim me qëllim sqarimin e konfliktit kanë qënë rigrupuara dhe të pajisura me armë zjarri, thika, shkopinj bejsbolli, shkopinj e sende të ndryshme.

Në vend që diskutimi të shkonte në drejtimin për t'u sqaruar dhe shuar konfliktin, takimi ka shërbyer për ti hedhur akoma më tepër benzinë zjarrit, duke sjellë një përplasje mes dy grupeve, që më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve brenda ambienteve të urgjencës spitalore të Fierit. Në këtë përplasje tre vëllezërit Zhapaj, kanë mbetur të dëmtuar. I dëmtuar ka mbetur me thikë në bark dhe Klajdi Lamaj ku ka filluar të bërtasë “ooo më ç’puan... më ç’puan...”, i cili i ka kërkuar ndihmë kamarierit të lokalit që t’i hiqte thikën që kishte në krahun e djathtë, në fund të barkut dhe kamarieri ia ka hequr thikën e ngulur.

Ndërsa Alekandër Zhapaj duke parë tre djemtë e tij të shtrirë në dyshemenë e lokalit dhe njërin prej tyre që bërtiste “...qëlloi se na vranë...”, ka qëlluar një herë të vetme me çiften që kishte marrë me vete, armë të cilën e disponon me leje. Kjo goditje me armë në ajër, ka sjellë largimin nga vendngjarja e grupit të drejtuar nga djemtë e Eqerem Braçes, duke e zhvendosur përleshjen këtë radhë me armë brenda ambienteve të urgjencës së spitalit të Fierit, çka solli ngritjen në këmbë të organeve shtetërore të ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo pasi, arma që u përdor për të kryer krimin brenda në spital, ishte një automatik kallashnikov që mbahej në krahë nga efektivi i policisë së Fierit Arjan Memaj. Pak ditë më parë gjykata e Apelit Vlorë ka konfirmuar masat e sigurisë ndaj të ndaluarve duke vendosur lënien në “Arrest me burg” të Daniel Braçin, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Braçe u arrestua pasi i mori armën nga brezi oficerit të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapajn gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit. Vëllai i Daniel Braçit, Gazmenti, i cili akuzohet për kundërshtimit të punonjësit të policisë, u la me masë “arrest shtëpie”. Masa e “arresti me burg” u dha për Aleksandër Zhapajn, i cili u plagos me armën e policit nga Daniel Braçe. Për djalin e Aleksandrit, Aldo Zhapaj u dha masë me “arrest shtëpie” me akuzë “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa Emigrant Zhapaj u la me masë sigurie “arrest me burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Sot “Shqiptarja.com” zbardh ekskluzivisht të plotë refimet e protagonistëve të përplasjes mes dy familjeve në Levan të Fierit, ku motiv i kësaj përplasje ka qënë një shikim i trembër.

'Isha me të fejuarën Mili na i nguli sytë'
Gjatë kryerjes së hetimeve nga policia Donian Zhapaj, ka deklaruar se, rreth orës 18:00 të datës 31 gusht 2019, kur po shoqëronte me makinë të fejuarën në banesën e prindërve të saj, është shkëmbyer me makinë, me Mili Monellarin, i cili i ka ngulur sytë, por nuk kanë folur. Kur është kthyer në shtëpi, bashkë me babanë e tij Aleksandrin dhe vëllanë Aldo, janë ulur për kafe. Gjatë kësaj kohe i ka telefonuar Mili Monellari, i cili i ka thënë të takoheshin për kafe. Ka shkuar te një lokal me emrin “Darion”, babait dhe vëllait nuk i ka treguar. Në lokal ka takuar Milin, ndërsa persona të tjerë qëndronin larg. Më pas aty është afruar një person me emrin Gazi Braçja, i cili i ka thënë që Mili është kunati i tij dhe çfarë kishte ai me të. Pasi deklaruesi i ka sqaruar situatën, Gazi e ka sharë dhe e ka goditur me grusht në sup.

Deklaruesi nuk ka reaguar dhe është larguar. Pas kësaj ka marrë babanë në telefon dhe i ka thënë që kishte bërë fjalë me djemtë e Eqerem Braçes. Pas kësaj ka takuar babanë dhe dy vëllezërit e tij, Aldon dhe Emigrantin, ku i ka treguar për rastin. Vëllai i tij Emigranti, ka marrë në telefon Milin dhe e lanë që të sqaroheshin te lokali “4-A” që ndodhet në Levan. Fillimisht ka shkuar vetëm vëllai i tij, Emigranti. Më pas kanë kërkuar që të shkonte edhe Doniana Zhapaj, i cili ka shkuar së bashku me vëllanë tjetër, Aldon. Te lokali ka parë të ulur Milin, Gaz Braçen dhe një person që nuk e njihte.

Gazi i është drejtuar me fjalë fyese dhe ka qëlluar në kokë dhe në fytyrë vëllanë e tij, Aldon. Aty ka nisur një përleshje me grushte, me hunj druri, nga ana e Gazit dhe e Milit. Kanë ardhur edhe persona të tjerë, të cilët mbanin hunj dhe shkopinj bejsbolli dhe kanë filluar t’i qëllonin deri sa i kanë shtrirë në tokë të tre si vëllezër. Deklaruesi ndërkohë është ngritur dhe ka thirrur babanë dhe i ka thënë “...qëlloi se na vranë...”. Babai ka qenë më tutje lokalit dhe ka qëlluar me çiften që e kishte me leje. Në këtë moment ata janë larguar nga lokali me makinat e tyre.

Danielit ju bllokua arma
Gentian Zhapaj, ka deklaruar se vëllai i tij Donioni e ka njoftuar se kishte bërë fjalë me djalin e “fast-foodit”. Ai ka ardhur nga Vlora. Janë takuar te lokali “4-A” për t’u sqaruar me Gaz Braçen, djalin e “fast-foodit” dhe me një person tjetër. Gazi ka filluar të shajë dhe ka shtyrë me duar vëllezërit e tij. Në këtë moment kanë dalë shumë persona me drunj dhe u janë vërsulur. Ai ka parë dy vëllezërit e tij të shtrirë pa ndjenja. Më pas kanë shkuar në spital. Kur ishte atje ka dëgjuar krisma arme. Ka dalë në korridor dhe ka parë babanë e tij të shtrirë në dysheme. Ka parë dhe Daniel Braçen, që i kishte drejtuar armën babait të tij. E ka shkrepur disa herë automatikun, por i është bllokuar. Ai ka treguar se Danieli i ka drejtuar edhe atij armën, por i është bllokuar.

Goditja me çifte
Të njëjtat rrethana në lidhje me mënyrën e nisjes së konfliktit dhe të personave të përfshirë në të deklarohen edhe nga Aldo Zhapaj dhe Aleksandër Zhapaj. Ndërkohë ky i fundit, veç të tjerash ka sqaruar se, kur ka parë djemtë e tij të shtrirë, ka qëlluar me çifte një herë në ajër, për të ndarë sherrin. Në këtë moment pala tjetër është larguar me vrap. Ka marrë djemtë dhe ka shkuar në spital. Atje në spital, ai është goditur me automatik nga njëri prej djemve të Eqerem Braçes, i cili e ka goditur dy herë në supin e majtë dhe pastaj ka hedhur automatikun dhe ka ikur me vrap.

Klajdi bërtiste “Oooo më c’puan”
Ndërsa Gjolek Brahimi, ka deklaruar se rreth orës 20:20 të datës 31 gusht 2019, kur ka shkuar te lokali 24 orësh, ka parë një grup djemsh që po ziheshin. Ka zbritur nga makina dhe ka vajtur me vrap. Atje ka parë shokun e tij Klajdi Lamaj dhe kunatin e tij Gazmend Braçe. Sa ka vajtur atje, në një moment, ka parë që Klajdin e ka qëlluar me thikë një djalë i bëshëm në trup, me pamje ezmeri, flokë të shkurtër, rreth moshës 27 apo 28 vjeç, i veshur me bluzë të bardhë. Më pas ka marrë vesh se ata ishin tre vëllezër, një djalë nga këta e ka pasur shumë shok, Donian Zhapaj.

Ai Donianin e njeh shumë mirë, ai ishte në sherr bashkë me dy vëllezërit e tij dhe babai i tyre, aty Doniani thirri babanë e tij “...qëlloi se na vranë...”. Babai i Donianit në këtë moment qëlloi me armën çifte që e mbante me vete. Ai ka dëgjuar vetëm një krismë dhe si drejtim qitjeje nuk e ka parë. Deklaruesi ka sqaruar se Donianin e ka parë që nuk kishte sende në dorë, ndërsa dy vëllezërit e tij i ka parë që ishin matanë me Klajdin e gjakosur, por edhe atyre nuk u ka parë gjë në dorë. Aty Klajdi bërtiti “...oooo më ç’puan....”.

Kamarieri: Ia hoqa thikën
Daut Hamiti, kamerieri i lokalit ka treguar se pasi ka dëgjuar një krismë është futur menjëherë te kuzhina e lokalit. Aty kanë ardhur disa persona të gjakosur. Ai ka vërejtur njërij prej tyre, rreth moshës 25 vjeç. Ai i ka kërkuar ndihmë që t’i hiqte thikën që kishte në krahun e djathtë, në fund të barkut. Ai ia ka hequr thikën.

Rrëfimi i policit i më morën armën
Ndërsa punonjësi i policisë Arjan Mema ka deklarua se, së bashku me kolegun e tij Fabio Memeti, kanë shkuar në spitalin rajonal Fier, pasi kishte shkuar një person i plagosur. Në momentin që kanë shkuar në spital ka ardhur shtetasi i dëmtuar me një automjet me targa AA 770 IL, ku personi kishte njolla gjaku në pjesën e barkut. Në momentin që ka qenë duke marrë të dhënat e shoferit të mjetit, ka ardhur një automjet tjetër tip “Peugeot”, me targa AD 629 T, nga ku ka dalë një person i dëmtuar dhe është futur në spital. Pas kësaj vjen edhe një makinë e tretë dhe në momentin që ka qenë duke marrë të dhënat për personin e parë, në korridorin e spitalit ka dëgjuar zhurma, ku 8-10 persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin fizikisht.

Ai është futur në mes dhe u ka kërkuar palëve që të qetësoheshin, por njëri nga këta persona, i gjinisë mashkull, rreth 180 cm i gjatë, me flokë të zinj, pa mjekër, me bluzë me ngjyrë të bardhë, i ka tërhequr armën nga brezi dhe ia ka marrë dhe më pas ka bërë qitje me armë në drejtim të një shtetasi, me të cilin po konfliktohej. Ai ia ka drejtuar armën përballë drejt trupit. Personi që ka marrë dhe ka qëlluar me armën e shërbimit, e ka hedhur më pas në dysheme dhe ka tentuar që të largohej nga spitali.

Polici Mema thotë në rëfimin e tij se ka ndjekur personin nga pas dhe e ka kapur në oborrin e spitalit, por në këtë moment dy shtetas të tjerë, që quhen Eqerem Braçe dhe djali i tij Gazmend dhe Daniel, e kanë kapur duke e goditur policin dhe duke e penguar që të mbante Danielin që qëlloi me armë. Ky person u largua me një automjet tip “Mitsbubishi” në drejtim të spitalit të fëmijëve. Pasi ky person është larguar, Eqeremi, së bashku me djalin e tij e kanë ndërprerë dhunën fizike ndaj efektivit të policisë.

Provat e sekuestruara në dy vendngjarjet
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes në ambientet e spitalit rajonal Fier janë fiksuar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri e modelit 54, e kalibrit 7,62 mm dhe një pllakë ebanit me ngjyrë të zezë që i përket dorezës model 54, që i përkiste punonjësit të policisë. Në murin jugor të korridorit ku ndodhet dhoma e mikrokirurgjisë janë fiksuar njolla me ngjyrë të kuqe si të gjakut, nga të cilat u morën mostra me tampon steril.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ku ka nisur konflikti, në lokalin bar restorant “4-A”, në pronësi të Astrit Çobo, në cilësinë e provës materiale janë fiksuar, ndër të tjera, një thikë me mbishkrimin “Fengli”, një plastikë e mbushjes së fishekut të armës së gjahut, një gëzhojë arme gjahu e plasur e goditur në fundin e saj me mbishkrimin “Nobel”, si edhe njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut, të cilat u morën me tampon për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja e automjeteve me targa AD 629 T, EA 65 YMX, si edhe AA 422 YF, janë gjetur edhe njolla të kuqe si ato të gjakut. Nga këqyrja e jashtme e personit, konkretisht punonjësit të policisë Arjan Memaj, është konstatuar që në supin e djathtë kishte grisje të bluzës verore të uniformës, si edhe në të dy krahët kishte shenja të dërmishtjes dhe ekimoza. Ky punonjës kishte një rrip brezi multifunksional me një palë pranga me këllëf, si edhe një këllëf pistolete me rrip sigurie sipër. Polici Arjan Mema, ka rezultuar se, në të dy krahët, ana e brendshme, vërehen ekimoza me ngjyrë mavi në trajtën e shtrëngimit të dorës me përmasa 1x1, rreth 4 të tilla në çdo krah.

Në trupin e policit vërehen ekimoza me lokalizime e karakteristika të përshkruara më sipër, që janë shkaktuar me mjete të forta mbretës, të cilat futen në kategorinë e dëmtimeve të parëndësishme. Nga këqyrja e jashtme e Daniel Braci, në këmbën e djathtë, në pulpë, janë konstatuar vrima shpuese me diametër 11 mm, gjithsej 6 dëmtime (vrima shpuese), të shpërndara në mënyrë të ç’rregullt. Në pjesën e jashtme të kësaj këmbe, poshtë gjurit, vihet re një dëmtim, nga prapa përpara, me shkëputje të lëkurës së mishit, me gjatësi 2 mm dhe gjerësi 5 mm.

Poshtë këtij dëmtimi, vihet re një dëmtim tjetër, nga prapa përpara, me gjatësi 1 cm dhe gjerësi 4 mm. Në këmbën e majtë, poshtë pulpës së saj,nga prapa, vihen re dëmtime si ato të përshkruara në këmbën e djathtë. Aleksandër Zhapaj, i është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale, një armë gjahu në emër të tij. Për të gjithë personat që janë përfshirë në konflikt, është vendosur ekzaminimi mjeko-ligjor, aktet e të cilit ende nuk janë administruar në dosje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 16/10/2019 23:12

    Dhe vjen babai me arme te "sqarohet". Ai qe ka ekspejence nga jeta dhe duhet tu thote " me shtruar djema". Me kto prind majmum femijet s mund te dalin njerez. Kanunin duhet ta kishit len ne fshat kur i zbritet malit e sollet pleshtat tuaja ne qytet. Bajga.

    Përgjigju
  • Proka: 16/10/2019 12:08

    Skena Hollivudjane me kriminela provincial.. Sa te lige jane ore, ky eshte efekti i anarkise qe po na shkaterron si popull. Me shume me dhembe marrja e kallashnikovit policit qe vetem polic nuk mund te jete, i mirret arma ne pabesi dhe e gjithe kjo situate shkelle rende shtetin si police te paafte per te kryer detyren. Sa per kriminelet me shikim vrases qe shkaktojne konflikte te panevojshme jane njerez qe kane probleme psiqike dhe meritojne te jene te mbyllur pas grillave.

    Përgjigju
    • Fredi: 16/10/2019 13:41

      Proka, nuk i heq asigjo komentit tat Po kush de digjon? Për 30 vjet mungese shteti e ligji, funderrinat ngritën koke, ata që Enveri i kishte bo zap me kohë. Fshataret i izoloi nepermjet ligjit të PASAPORTIZIMIT . Pas prishjes së ketij ligji fshataresia e egër u derdh mbi qytete si ortek duke i shnderruar ata në haure bajgash. Syri i egër dhe i vrengër e i pangopur nuk ka motive të tjerë për perplasje me armë përveç se “ç më shikon”

  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/10/2019 09:10

    Bezhdila funderrina te shoqerise

    Përgjigju
  • Ehhhh: 16/10/2019 08:47

    Injoranca ska brire

    Përgjigju
  • Asllantopemadhi: 15/10/2019 22:54

    Ska gje ju vrihuni me njeri tjetrin, se ajo do gjej hu tjeter dhe po vdiqet ju...

    Përgjigju
  • Obobo: 15/10/2019 21:48

    Paska akoma debila qe vriten per 1 shikim. Hajde kafshe hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja